Top News/ 1 mln euro për kokën e Laert Haxhiut/ Media greke: Aldo Bare e kërkon të eliminuar
09/12/2023 16:45

1 milionë euro janë vënë në dispozicion si shpërblim për atë që do të vrasë Laert Haxhiun. Ky është lajmi kryesor në medien greke “Esspresonews”, teksa thuhet se ai që ka kërkuar një gjë të tillë është Aldo Bare. Me këtë pretndim Laert Haxhiu ka arritur të marrë transferimin nga burgu I Janinës. Lajmi në medien në fjalë është publikuar nga gazetari grek Vasilis Xito, I cili I ka kushtuar një hapësirë të veçantë rastit. Krahas shpërblimit për ‘kokën’ e Laert Haxhiut nga Aldo Bare, gjithashtu përmendet edhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili dëshmoi se i burgosuri i burgut të Korydallos ka organizuar katër vrasje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023. “Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar. Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u ndjekur me “identitet grek” në Janinë. Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”, thuhet në artikull. Kujtojmë se Laert Haxhiu u arrestua në 22 maj të këtij viti në zonën e Eleuzës së Janinës, për të cilin ishte dhënë alarmi i kuq nga Interpoli.

Top News- Vrau bashkëmoshatarin në Korçë/ Dërgohet në gjyq autori i mitur, babai dhe xhaxhai i tij,
19/03 18:36
Top Channel/ Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet për viktima
19/03 17:58
Top Channel/ Mijëra rrënjë kanabisi në ndërtesën në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës
19/03 17:09
Top Channel/ Urimi për fitër Bajramin, kreu i KMSH Bujar Spahiu mesazh besimtarëve
19/03 15:32
Top Channel/ Pedagogët e Arteve në alarm për titujt, pedagogët paralajmërojnë bojkot
19/03 15:31
Top Channel/ Fermerët e Dimalit në protestë: Çmimi i trangullit nuk mbulon kostot
19/03 15:26
Top Channel/ Rejsi Farma paditet në Korçë për fatura abuzive, e padit edhe Fondi
19/03 15:13
Top News -Nxiti të miturit për vjedhje në shkollë/Kapet 22-vjeçari në Lezhë, në hetim 5 adoleshentët
19/03 13:59
Top News – Siguria kibernetike. Rama: Shqipëria renditet e nënta në botë
19/03 13:57
Top News – Përkeqësohet siguria në punë. Gjysma e aksidenteve fatale nëpër kantiere ndërtimi
19/03 13:39
Top News – ‘Po mbifaturon qytetarët’ / PD: OSHEE fatura dyfish më të larta se konsumi
19/03 13:22
Top Channel/ Protesta e fermerëve: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
19/03 12:38
Top Channel/ Fermerët e Sovjanit në vështirësi, s’kanë nisur të mbjellin tokën nga lagështira
19/03 12:31
Top Channel/ Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, dalin pamjet e përplasjes
19/03 12:26
Top Channel/ Thyen dyert dhe morën 16 laptopë dhe videoprojektorë, arrestohen autorët
19/03 12:23
Top Channel/ “Arratisja” që i trembi të gjithë, reagimet pasi 14-vjeçarja u zhduk për një ditë
19/03 12:22
Top News – Pedagogët nuk paguhen sipas titujve. Protestë te Artet, paralajmërohet bojkot
19/03 12:15
Top News – Nga e merr naftën Shqipëria! Hormuzi na prek, por bllokimi i Suezit shkakton probleme
19/03 12:14
Top News – Tritoli ndaj agjentit të krimeve / Autori në ‘arrest shtëpie’: S’kam lidhje me ngjarjen
19/03 12:13
Top Channel/Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
19/03 11:36
DIGITALB DIGITALB