Policia e shtetit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Transaksioni’, për goditjen e krimeve kibernetike. Në pranga ka përfunduar shtetasi turk, Ferhat Karakus, 41 vjeç, I cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.