Top News/ 1 mln dollarë një raketë. Pse po lutet Ukraina për përdorimin e Storm Shadow
12/09/2024 19:13

Sinjalet e forta se SHBA dhe Britania e Madhe janë të gatshme të heqin kufizimet e tyre brenda disa ditësh ndaj Ukrainës duke e lejuar Kievin që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave brenda Rusisë. Ukraina i ka këto armë në arsenalin e saj, por me kufizimin e vendosur nga Perëndimi për të goditur objektivat ruse vetëm në territorin e saj. Kievi është lutur këto kohë që këto kufizime të hiqen. Mes armëve me kufizim përdorimi janë edhe raketat Storm Shadow, raketa anglo-franceze e njohur për superioritetin e saj në terren.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA