Top News – 1 milion ushtarë të vrarë e plagosur / Rusia mbush frontin në Ukrainë me rezervistë
15/10/2025 11:07

Rusia mund të dislokojë anëtarët e rezervës aktive për të luftuar në Ukrainë në bazë të ndryshimeve të reja ligjore që janë mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes. Amendamentet e propozuara vijnë në kohën kur Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë. Sipas vlerësimeve perëndimore, numri i të vrarëve dhe të plagosurve nga ana e Rusisë ka arritur në mbi 1 milion, që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndryshimet, të cilat pritet të miratohen nga Parlamenti rus, do t’i mundësonin po ashtu presidentit rus, Vladimir Putin, që të shmangte një mobilizim tjetër. Mobilizimi i pjesshëm që ai shpalli në shtator 2022 ishte shumë jopopullor. Po ashtu, ndryshimet ligjore do t’i mundësonin Rusisë që të zgjerojë forcat e saj në një mënyrë më të lirë krahasuar me përdorimin aktual të stimujve të mëdhenj financiarë për vullnetarët që nënshkruajnë kontrata për të luftuar, sipas Institutit për Studime të Luftës me seli në Uashington. Sipas ligjvënësve rusë, aktualisht janë afër 2 milionë pjesëtarë në rezervën aktive. Sistemi ekzistues i rekrutimit në Rusi ka të ngjarë të ketë “arritur në pikën e thyerjes dhe po e detyron Kremlinin që të marrë një qëndrim tjetër përmes mobilizimit të detyrueshëm dhe të vazhdueshëm të rezervistëve, për të ruajtur fuqinë përballë shkallës së lartë të viktimave në Ukrainë”, tha instituti.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58