“Për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet”, ka qenë ky premtimi i kryeministrit Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës. “Buxheti për ushtri është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar, përfshirë këtu dronët ‘Bayraktar’ luftarakë dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha Kurti. Kryeministri premtoi se në mandatin qeverisës, do të ketë fabrikë municionesh, dhe se do të prodhohen dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’.