Marina meksikane publikoi imazhet e operacionit ushtarak në të cilin u kapën 1.8 ton kokainë dhe u arrestuan pesë burra në brigjet e shtetit jugor të Guerrero. Droga u zbulua gjatë patrullimeve që po kryente marina. Trupa ushtarake konstatoi një skaf që po afrohej dhe u vu në ndjekje të tij. Ndjekja zgjati disa minuta trafikantt u neutralizuan. Konfiskimet e drogës në Meksikë janë rritur së fundmi pas kërcënimeve të bëra nga presidenti Donald Trump, I cili ka kërkuar reagim ndaj autoriteveve meksikane në të kundërt do të vendos taksa ndaj të gjitha eksporteve të këtij shteti.