Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “u mbajtën peng” nga Serbia, shtet të cilin ajo e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.