Rreth 1.2 milionë njerëz në një javë zhvillojnë biseda me ChatGPT që tregojnë se po planifikojnë të marrin jetën e tyre. Shifra vjen nga kompania mëmë e Chat GPT, OpenAI, e cila zbuloi se 0.15% e përdoruesve dërgojnë mesazhe që përfshijnë "tregues të qartë të planifikimit ose qëllimit të mundshëm të vetëvrasjes". Më herët këtë muaj, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sam Altman, vlerësoi se ChatGPT tani ka më shumë se 800 milionë përdorues aktivë çdo javë.