Tetëmbëdhjetë vëzhguesë nga shtete të ndryshme të Bashkimit Europian, pjesë e misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, ndodhen në qytete të ndryshme të Kosovës për të monitoruar nga afër fushatën dhe procesin zgjedhor. Shefja e Misionit, Nathalie Loiseau, tha se gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve, do të jenë afër 100 vëzhguesë ndërkombëtarë.