Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas njoftimit që bëri se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është kritikuar ashpër se nuk respektoi protokollin e IKSHPK-së që pas testimit të vetëizolohet. E në paraditen e sotme (e hënë) Hoti e ka arsyetuar këtë duke thënë se testimin e ka bërë të dielën rreth orës 16:00. Shefi i ekzekutivit përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ai është izoluar derisa ka pritur rezultatin.