Një 40 vjecar i klasifikuar nga policia e shtetit si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u vendos në pranga nga shërbimet e policisë së Fierit. Alesio Xhelo u arrestua pasi kërcënoi dhe ofendoi me fjalë të rënda një efektiv policie të Forcës së Ndërhyrjes së shpejtë. Punonjësi i policisë kishte si detyrë të mbikqyrte 40 vjecarin, pasi ai ishte me masë sigurisë arrest në shtëpi për disa vepra penale.