Gjykata e posacme antikorrupsion caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Gëzim Celën, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Kosova drejt Shqipërisë. I njohur ndryshe si baron i drogës, në seancën me dyer të mbyllura, Gezim Cela nuk pranoi të deklaroi asgjë. Avokati i tij mbrojtës kërkoi masë më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi me argumentin se nuk ka prova, por kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa e gjykimit.