Qytetarët që kanë të drejtë të vaksinohen në kosovë, mund ta marrin dozën e tyre vetëm në qendrat e komunave ku janë të regjistruar si banor. Nëse një qytetar i përket një komune tjetër por jeton dhe punon në prishtinë, vaksinimi bëhet i vështirë. Pasi edhe nëse kthehet në vendin ku është i regjistruar në fundjavë, të shtunën dhe të dielën nuk mund të vaksinohet. Eksperti Ilir Tolaj thotë se duhet të ketë lehtësira të tjera dhe thjeshtim të vaksinimit.