Rusia ka akuzuar Donald Trump se ka rënë viktimë e “mbingarkesës emocionale” në një “moment vendimtar”, pasi Presidenti amerikan e etiketoi Vladimir Putinin “absolutisht të çmendur” për sulmet e tij brutale me raketa ndaj Ukrainës. Kur u pyet për komentet shpërthyese të Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u kundërpërgjigj me diplomaci, duke falënderuar Presidentin për ndihmën në ndërmjetësimin e bisedimeve për armëpushim.