Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha në disa pamje të publikuara nga ministria e tij të shtunën, se prodhimi i dronëve ushtarakë në vend është rritur shumë gjatë vitit të kaluar, megjithatë ka ende disa probleme teknike që duhen zgjidhur. Rusia i ka përdorur masivisht dronët gjatë luftës së saj thuajse dy vjecare në ukrainë, por shpesh është mbështetur edhe tek dronët e lirë të prodhuar në Iran, Shaheed.