Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë me 20 ditë nga punimet e Kuvendit deputetin, Agron Shehaj. Vendimi u mor këtë të enjte pas kërkesës së bërë nga 10 deputetë të Partisë Socialiste lidhur me përplasjet e seancës së fundit plenare ku kryetari i partisë ‘Mundësia’ ngriti zërin për banorët e Rrjollit që prej një muaji protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në tokën që pretendojnë se është pronë e tyre.