Kryeministri izraelit, Naftali Bennett po paralajmëron se izraelitët mbi moshën 60 vjec janë në rrezik nëse nuk marrin edhe dozën e tretë përforcuese të vaksinës, menjëherë. Në një mesazh audio të regjistruar, Bennett tha se në dy apo tre javët e ardhshme, të gjithë ata që janë mbi moshën 60 vjec dhe nuk e kanë marrë ende dozën e tretë të vaksinës, janë gjashtë herë më të predispozuar të dëmuren rëndë nga koronavirusi, krahasuar me ata që kanë pesë ditë që e kanë marrë dozën e tretë të tyre/. Bennett po ashtu paralajmëroi të gjithë personat mbi 60 vjec të marrin masa ekstreme deri në kryerjen e dozës së tretë, përfshirë evitimin e vendeve të shumëfrekuentuara dhe të takojnë nipërit e mbesat vetëm në ambjente të hapura dhe me maska.