Ndonëse termometri tregon temperatura të larta që e bëjnë bregdetin joshës, turistët e huaj po zgjedhin të eksplorojnë monumentet arkeologjike dhe qytetin e Durrësit më shumë se të kalojnë kohën në plazhet e tij. Thesaret e së kaluarës dhe ajo që ofron e sotmja janë mjaft tërheqëse për ta.