Tuneli i emergjencave në “Rrugën e Arbrit Nr. 1” është bashkuar në të dyja kahet, në Qaf Murriz, me një gjatësi 4 kilometrash. Ky tunel do të shërbejë për avancimin e punës tek tuneli paralel, po me të njëjtën gjatësi. Gjithashtu do shërbejë për kalimin e automjeteve në dy kahet e rrugës në momentin që do të vihet në funksion.