Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03/2026 19:34

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rritjen e çmimit të naftës duke u shprehur se kjo krizë po ndodh në të gjithë botën, jo vetëm tek ne. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, kryeministri u shpreh se kanë marrë përsipër të bëjnë një transformim të thellë në tregun e naftës, duke krijuar një kompani publike, që do merret me rezervën strategjike të naftës “Tani besoj që njerëzit e kanë kuptuar që po përballemi me një krizë që ndodh në të gjithë dynjanë. Çmimi i naftës është rritur kudo, në vende të tjera ka shkuar edhe shumë më lartë se këtu. Çfarë po bëjmë, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë? Zakonisht, është më i lartë se disa vende rreth e rrotull, sepse ne kemi edhe taksën e qarkullimit. Nëse e heqim taksën, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një mjet do të duhet të paguajnë katërfishin e asaj që paguajnë sot. Në vend se t’ju ngarkojmë me katërfishin, ne kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë; kjo është logjika. Në një farë mënyre, ata që djegin më shumë karburant janë edhe ndotës. Për këtë arsye, ne kemi marrë përsipër të bëjmë një transformim të thellë për të gjithë mënyrën se si zhvillohet aktiviteti në tregun e naftës, duke krijuar një kompani publike, që do merret me rezervën strategjike të naftës. Dhe nga ana tjetër, duam që kjo kompani të jetë edhe furnizuese e naftës, dhe duke qenë furnizuese, të ndikojë në çmimin e naftës duke mbrojtur interesat e konsumatorëve”, u shpreh Rama.

Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15
Top Channel/ Asambleja e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, Rama: Ai ballisti Halit Valteri….
31/03 18:02
Top Channel / “Këto janë meritat tona”, Rama në njësinë 7: Çdo mësues e mjek futeshin në punë me…
31/03 18:02
Top Channel / “Paketa e maleve”, Rama: Po fillon trendi i ikjeve e kthimeve, qëllimi jonë është që..
31/03 16:58
Top Channel / Kryeministri Rama në Njësinë 7: Pagat në sektorin publik janë rritur, kemi njohur e…
31/03 16:50
Top Channel / Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, ne po…
31/03 16:50
Top Channel/ “Jam i bindur që do jemi fitues”, zgjedhjet vendore në 2027-ën, Rama: Kur të tjerët…
31/03 16:49
Top Channel/ “S’ka bllokim të negociatave”! Ministri i Jashtëm: Shqipëria në fazë të avancuar
31/03 15:17
Top Channel/ PD propozon ndarje të re territoriale, Berisha: Deri në 8 rajone e rikthim komunash
31/03 15:16
Top Channel/ Spiropali reagon pas zërave në PS: Heshtja s’është mungesë përgjigjeje!
31/03 15:16