Në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përpoq t`i binte këmbanave të alarmit për rrezikun që vjen nga Serbia. Ai tha se Beogradi kërcënon të nisë një luftë të re ballkanike në përpjekje për të siguruar koncesione nga Perëndimi dhe e akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po vepron si "Gjermania mes Luftërave Botërore"