Top Channel/ Zyrtarja e DASH takon Dumanin/ SHBA konfirmon mbështetjen për SPAK: Kujdes korrupsionin
16/09/2024 22:25

Teksa zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të akuzuar, por dhe ata që janë nën hetim, kanë nisur një sulm frontal ndaj SPAK, edhe njëherë tjetër qeveria amerikane e shikon prokurorinë e posaçme si institucionin e duhur, që po jep rezultat në luftën me korrupsionin. Gjatë vizitës së saj të hënën në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, u takua me kreun e SPAK, Altin Dumanin. Ajo përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë Gjatë konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë deklaroi se korrupsioni në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll. “Korrupsioni është një çështje e madhe. Një problem i madh jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri por edhe në shumë vende. Nëse doni shtim të investimeve të huaja duhet të ndryshoni sjellje e trajtoni korrupsionin. Shqipëria ka bërë përparim të shkëlqyet për këtë falë edhe SPAKU-t, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe çfarë kam parë nga sondazhet ka fituar respektin e qytetarëve të vendit tuaj. Nëse do ta zhvilloni dhe ruani një institucion si SPAK që e ndihmon vendin të trajtojë çështjet e korrupsionit, do të dërgonit një sinjal shumë të fortë tek investitorët e huaj. Duhet të punoni fort me luftën ndaj korrupsionit e të arrini standartet për në BE”. Zyrtarja e DASH theksoi se çdo vend i rajonit duhet të fokusohet tek sipërmarrjet dhe investimet, duke shtuar se SHBA dhe BE do ta vijojnë mbështetjen. “Nuk mendoj se ka gjë më motivuese sesa sipërmarrësit dhe personat e biznesit që duan të investojnë në këtë rajon dhe duan të mbeten këtu me vende të mira pune. Ju keni nevojë të shihni shumë larg për të parë përfitimet e bashkëpunimit rajonal në qasjen drejt BE dhe SHBA janë absolutisht mbështetëse të kësaj”

Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44