Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur në GJKKO këtë të mërkurë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit deputetit të PD. Sipas njoftimit zyrtar, Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë, e parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal. Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti