Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një process gjyqësor, që sipas ekspertëve, mund të ketë ndikim të gjerë në industrinë e teknologjisë. Një 20-vjeçare ka paditur platformat online, të cilat i akuzon se i kanë projektuar shërbimet e tyre në mënyrë të qëllimshme për të krijuar varësi tek përdoruesit.