Jozsefne Szedlak , apo Hallë Ilonka siç e thërrasin në Tereni, fshat në veri të Budapestit i ka kaluar të tetëdhjetat. Por duke trashëguar një traditë familjare prej pesë brezash çdo ditë ngrihet dhe u bie kambanave të kishës të paktën dy herë në ditë në kishën katolike të fshatit. Ajo përgatitet t’u bjerë 3 kambanave të kishës mesjetare këtë krishtlindje.