Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim. 247 efektivë të Forcave të Armatosura janë anagazhuar në mision në të gjithë vendin. Janë në gatishmëri 31 mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulanca, 4 helikopterë në gatishmëri për ndërhyrje nga ajri në çdo kohë.