Prej dy ditësh familja Zito në fshatin Strelcë të Maliqit ka mbetur në qiell të hapur pasi një zjarr shkrumboi banesën ku jetonin 5 anëtarët e saj. Sipas policisë dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ndërsa për kryefamiljarin barra që i mbeti mbi supe është e madhe.