Përroi i Zharrëzës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era duke mbuluar zonën dhe rrugën kryesore, ndërkohë që është rrezikuar dhe një serë që ndodhej pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.