Kjo është një nga dhomat në Spitalin Rajonal të Shkodrës, e cila është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të shtune. Sikurse shihet nga pamjet, zjarri i rënë në katin e katërt të spitalit në dhomën e Repartit të Kirurgjisë ka shkrumbuar krevatet dhe sendet brenda. Fatmirësisht nga zjarri nuk të lënduar pasi pacientët u evakuuan, vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.