“Një ndër vatrat më problematike dhe më kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot”. Kështu e ka cilësuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zjarrin disa ditor në masivin pyjor të Pishë Poro- Darëzezë, teksa ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën. Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.