Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një banesë në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit, ku si pasojë e asfiksisë nga tymi i zjarrit, një grua 40-vjeçare dhe djali i saj 14-vjeçar kanë humbur jetën, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Merjeme Azisllari ndodhej në banesë së bashku me dy fëmijët e saj në spektrin e autizmit, ndërkohë që bashkëshorti ishte në punë, kur zjarri përfshiu banesën.