Prej më shumë se 24 orësh, një zjarr i madh ka përfshirë malin e Dukatit, duke shkrumbuar mbi 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha. Përpjekjet për shuarjen e flakëve po përballen me vështirësi ekstreme, ndërsa vijon rreziku për përhapjen e zjarrit në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore.