Pasi mundën të dalin pa dëmtime dhe në gjendje të mirë shëndetësore, dy banorë të pallatit 12 katësh ku ndodhej qendra tregtare në Lushnjë që përfshi nga flakët, rrëfyen momentet e tmerrit. Ata thanë se apartamentet e tyre u përfshinë nga tymi dhe se ishin punonjësit e policisë si dhe vullnetar të ndryshëm që mundën t’I shpëtojnë.