Për gati 24 orë vijon zjarri në landfillin e Elbasanit ndërsa tymi toksik ka përfshirë qytetin dhe fshatrat përreth. Zjarri nisi rreth orës 17:00 të së martës ndërsa për fikjen e tij janë angazhuar strukturat zjarrfikëse dhe ato të emergjecave civile të të gjithë qarkut Elbasan, Tirana, Kamza, Berati dhe Ministria e Mbrojtjes.