90 % e zjarreve janë të qëllimshme. Kështu ka deklaruar prefekti i qarkut të Vlorës Plator Nesturi. Nesturi u shpreh se ka qenë një reagim i menjëhershëm nga të gjitha strukturat edhe nga bashkitë e tjera, të cilat kanë dhënë ndihmën e tyre pasi zjarri rrezikoi banesa në fshatrat, Hoshtimë, Kërkovë dhe Bestrovë.