Vijon zjarri në fshatin Hoshtimë të bashkisë së Vlorës. I ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar duke djegur bimësi dhe shkurre por dhe zonën e varrezave të fshatit. Aktualisht flakët po vijojnë dhe po shkojnë drejt fshatrave Bestrovë dhe Kërkovë. Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha është shprehur se të gjitha strukturat janë në terren për menaxhimin e situatës. “Zjarri dyshohet se ka ardhur nga varrezat e fshatit të Hoshtimës. Për shuarjen e flakëve po punohet nga forcat zjarrfikëse, policia, forcat e armatosura dhe nga ajri.