Përmasa të frikshme ka marrë zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet. Mësohet se është kërkuar ndihma edhe e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit dhe Vorës. Deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar.