Një zjarr ka përfshirë faqen e malit në drejtim për te Kisha e Laçit. 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar menjëherë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se situata është tejet sfiduese për shkak të terrenit të vështirë.