Një 72-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së të moshuarit. Sikurse duket nga pamjet, e gjithë banesa brenda është shkrumbuar nga zjarri.