Një 55-vjeçar humbi jetën sot në mëngjes pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët. Viktima është Gjergji Beqiri dhe vuante nga problem të shëndetit mendor. Dyshohet shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga ngrohësja. Në ato momente ka marrë flakë batanija që 55-vjeçari ishte mbuluar.