Nëntë persona kanë mbetur në qiell të hapur nga një zjarr i rënë mbrëmjen e së dielës i cili shkrumboi të gjithë banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Qerret të Elbasanit, ku të 9 familjarët ndodheshin në shtëpi, bashkë me fëmijët e mitur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por gjithçka është shkrumbuar dhe familja e Imer Isakut kërkon ndihmë.