Një ngjarje tragjike tronditi këtë të diel qytetin e Maliqit, në qarkun e Korçës, ku një zjarr i rënë në një banesë ka shkaktuar humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen rëndë të një tjetri. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.