Për të pestën ditë rrjesht rreth 300 zjarrfikës grekë, të ndihmuar tashmë edhe me përforcime nga Bullgaria, Çekia, Shqipëria dhe Rumania vazhdojnë përpjekjet për ndalimin e fronteve të zjarrit në zonën e Evros, përreth qytetit lindor të Greqisë Aleksandrupolis. Në betejën me frontet e zjarrit janë prej mesditës sipas planeve operacionale, 48 zjarrfikësit nga Shqipëria që kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në një bazë në qytetin e Aleksandrupolit, siç deklaron për TCH, përgjegjësi i Sektorit të Mbështetjes Operacionale dhe Humanitare në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Leonard Qyra.