Në këto ditë kur Kosova po përballet me shpërthime të vatrave të zjarrit në shumë komuna, zjarrfikësit të cilët janë të parët në vijën e frontit u mungojnë kushtet elementare të punës për çka edhe u rrezikohet edhe jeta e tyre. Ata kanë shumë ankesa që nga mënyra e trajtimit, mungesa e pajisjeve dhe mospagesa e orëve të punës jashtë orarit. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, thotë se si pasojë e zjarreve te fundit, zjarrfikësit kanë pësuar lëndime.