Në Korçë zjarret e Ditës së Verës që simbolizojnë përcjelljen e dimrit u ndezën për të dytën herë. Banorë të shumtë të qytetit dolën në sheshpushimet para pallateve apo në hapësira të tjera para shtëpive për të kryer ritualin e përhershëm të ndezjes dhe kapërcimit të zjarrit që i paraprin festimeve të Ditës së Verës në çdo familje ku amvisat përgatisin edhe gatimet tradicionale. Në Korçë Dita e Verës festohet një herë në një Mars dhe një herë në 14 mars.