Flakët e mëdha të zjarrëve vazhdojnë ende të djegin pjesë të Francës dhe Portugalisë në Evropë. Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Francën jugperëndimore të mërkurën, në një rajon të njohur për pyjet e tij me pisha që u shkatërrua nga flakët vetëm muajin e kaluar. Zjarri pranë qytetit të Bordeaux solli evakuimin e rreth 6,000 njerëzve dhe shkatërroi të paktën gjashtëmbëdhjetë shtëpi. Një autostradë kryesore u mbyll pasditen e së mërkurës për shkak të afërsisë së zjarrit.