Zjarrvënësit nuk dorëzohen në Rrajcë. Pas dy ditësh lufte me flakët dhe izolimin e vatrës në Parkun Kombëtar të Shebenikut 14 vatra të tjera janë shfaqur, këtë herë në zonën e trashëgimisë botërore Unesco. Ekipi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me zjarrfikësit e Prrenjasit dhe forcat e ushtrisë kanë mundur të izolojnë vatrat, por rreziku mbetet.