Situata e zjarreve në qarkun e Korçës po shkon drejt normalizimit. Zjarri në Vithkuq dhe Gjonomadh është drejt fikjes totale, ndërsa vatrat e zjarrit në Krushovë dhe Mokërr janë të izoluara. Në të këto vatra po vrojtohet për të mos patur më riaktivizim të flakëve. Ndërhyrja në të gjitha vatrat e zjarreve është bërë me kazma, lopata e mjete të tjera rrethanore për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të shkuar zjarrfikësja në vendngjarje.