Zjarri në Panaja të Vlorës po përhapet me shpejtësi dhe po djeg dhjetëra hektarë vreshta e ullishte. Banorët duken të alarmuar, teksa shohin si flakët po shkrumbojnë prodhimet e tyre bujqësore. Ndërkohë nga vendngjarja, kreu i bashkisë Vlorë Dritan Leli tha se të gjithë janë bërë bashkë për të vënë situatën nën kontroll. Ai tha se zjarrvënia duhet hetuar.