Vazhdojnë zjarret në rrethin e Lushnjës. Ditën e sotme një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat. Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një tokë djerr dhe më pas ka përfshirë një sipërfaqe pylli si dhe dru frutore. Fillimisht kanë qenë vetë banoret e zonës të cilët me mjete rrethanore kane ndërhyrë për fikjen e flakëve.